Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Këshillin e Legjislacionit lidhur me shqyrtimin për mandatin e Olta Xhaçkës, deputeti Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka pse të bëhen ndërhyrje për të ndryshuar Kushtetutën.
Ai shtoi se nuk janë aty për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk e kanë një tagër të tillë.
Pjesë nga diskutimi:
Bushka: S’ka parashikime për mënyrën e shqyrtimit të këtij procesi. Do duhet të ndërhyjmë në rregulloren e Kuvendit
Gazment Bardhi: Nuk ka nevojë për të ndryshuar Kushtetutën
Bardhi: Nuk ka nevojë për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit. Nuk jemi këtu të ndryshojmë vendimet e GJK. S’kemi asnjë tagër të shqyrtojmë vendimet e GJK
