Nga dita e sotme hapet lëvizja e udhëtarëve me traget në linjën Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas. Kjo bëhet publike nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.

Gjate ditës së sotme sipas pronarit të tragetit Sarandë-Korfuz, Andrea Qirjako do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet të kësaj linje.

Kujtojmë se Greqia tashmë ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb