Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë protestën e tyre për të gjashtën ditë me radhë, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre. Më 6 shkurt banorët ndaluan me forcë punonjësit e kompanisë të vijonin punimet, ndërsa përplasjet vijuan edhe këtë të shtunë, kur policia shoqëroi në Komisariat disa prej banorëve.

Pronarët legjitimë të tokave bëjnë të ditur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa projekti të pezullohet plotësisht.
Pas protestave të vazhdueshme të banorëve të Baks-Rrjollit reagoi edhe Dega e Partisë Demokratike në Shkodër, duke e cilësuar dhënien e lejes së ndërtimit si krim mjedisor, ndërsa bëjnë fajtor edhe Bashkinë Shkodër që nuk iu del në mbrojtje banorëve.

Leja e ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll është firmosur nga Belinda Balluku, ndërsa ndërtimet vijojnë edhe pse çështja është në proces gjyqësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: