Arrestohet në flagrancë nga autoritetet italiane të Firences, 42-vjeçari shqiptar, Erando Mara me akuzën e trafikut të kokainës.
Me profesionin furnizues kafeje dhe pije të tjera, ai përfitonte nga leja e lëvizjes së tij për punë, për të transportuar dhe furnizuar me drogë zona të ndryshme të Italisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. La Nazione shkruan se gjatë ndalimit nga autoritetet policore 42-vjeçari është shfaqur mjaft nervoz, gjë që ka çuar në dyshimet e forcave të rendit për një kontroll të imët të auotmjetit të tij tip “Toyota Corolla”.
Me ndihmën e qenve antidrogë nën sediljen e shoferit u gjet 3.5 kg kokainë e konfeksionuar në 3 pako e 1 kg tjetër u gjet e fshehur në një vend të modifikuar të makinës.
Shqiptari u vu në pranga me akuzën e trafikut të 4.5 kg kokainë.Po ashtu policia tha se në banesën e tij në Faenza u sekuestruan edhe 37 mijë euro para të thata si dhe 1,300 euro të tjera të cilat i kishte me vete në momentin e ndalimit.
Autoritetet policore italiane informojnë se 42- vjeçari shqiptar Erando Mara, ishte ndaluar nga policia rrugore dhe në ditën e Pashkëve për verifikim të motivit të lëvizjes së tij, por pa iu kontrolluar automjeti.
