Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot të gjithë atyre që akuzojnë për leje ndërtimi të dhëna në këmbim të ryshfetit, se ata që akuzojnë pa prova, tregojnë se ose e kanë bërë ose do ta bënin vetë një gjë të tillë nëse do të ta kishin në dorë.

Rama u shpreh se lejet e ndërtimit nuk janë favore që i bën kryetari por të drejta zhvillimi të pronarëve dhe investitorëve

“Atyre që thuan nuk duam kulla dhe beton u them po rrugë shkolla etj i doni, me çfarë bëhen këta, duke rritur bar në sheshin Skënderbej? Se ka nga ata që thonë na betonizuan sheshin, por ata i mirëkuptoj se janë delet e kënetës.

Lejet e ndërtimit nuk janë favore që i bën kryetari por të drejta zhvillimi të pronarëve dhe investitorëve së bashkë dhe kushdo që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë.

Kur unë erdha në bashki doja të fusja ngrohjen qendrore në shkolla por atëherë shkollat vareshin nga qeveria. Ministri i asaj kohe tha jo pasi klasat tona ishin me shumë nxënës dhe mund të ngroheshin me soba dhe me frymat e njëri tjetrit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb