Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, duke iu drejtuar me anë të një kërkese Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Cakrani akuzohet se përmes telefonit të tij ka lejuar Presidentin e PL, Ilir Meta të japë një intervistë për një media.
Në një kërkesë zyrtare, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
(BalkanWeb)
