Drejtori i IVMT në Bashkinë Kurbin Jetmir Mzhika dhe ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini janë njohur sot me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhëne në mungese ndaj tyre.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi masat për drejtorin e IVMT Kurbin dhe ish drejtorin e IKMT Lezhë.
Pra, për drejtorin e IVMT Jetmir Mzhika u vendos masa”Arrest me burg”, ndërkohë për ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini u la në fuqi masa “Arrest shtëpie”.
Në gjykatë janë paraqitur dhe tre inspektoret e IVMT të pezulluar nga detyra të cilët kërkojnë rikthimin në punë.
Ata janë vënë nën akuzë për veprën penale shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok.
Bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës i njohu si “Baroni i Drogës” në hyrje të Patokut ku ishte bërë një shtesë pa leje.
Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati kanë zgjatur prej 6 muajsh.
Edhe për inspektorët është lënë në fuqi vendimi për pezullim nga puna.