DIBER

Një tërmet me magnitudë 2,6 ballë ka rënë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 17:17 minuta në zonën e Dibrës.

Epiqendra ka qenë 2,7 kilometra në Juglindje të Kurdarit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 19 km.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: