Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me lëndën plasëse të vendosur në një pallat në Elbasan.

Ndërkohë mësohet se blutë kanë marrë pyetje edhe fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti në hyrje të
cilit shpërtheu lënda plasëse.

Gjithashtu policia ka marrë informacion të detajuar edhe për aktivitetin e familjarëve të familjes së pronarit të apartamentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb