MIRDITË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Mirditës gjatë një operacioni ku janë asgjësuar 4000 bimë kanabis sativa dhe armë.
Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar operacioni “Lëndina e punuar” dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Armand Beleshi, 32 vjeç, banues në Mirditë
Emiljano Kola, 26 vjeç, banues në Kurbin
Eugen Simoni, 25 vjeç, banues në Durrës
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Qafmulli”, Njësia Administrative Selitë në Mirditë, në tokë pa pronar kanë kultivuar një sasi prej 4000 bimësh narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu u bllokuan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri automatik
1 armë gjahu pa leje
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
(m.k/BalkanWeb)
