Një nga problemet që ndeshet në të gjitha pajisjet inteligjente personale është se ato nuk janë edhe aq personale sa do të dëshironim. Sigurisht që mund të vendosni një fjalëkalim për të fshehur përmbajtjet private, apo mund të përdorni sensorin e gjurmëve të gishtave. Megjithatë, është e pamundur që të ndaloni dikë t’i hedhë sytë pajisjes tuaj dhe të shohë se çfarë po bëni. Koncepti më i ri i orës inteligjente të Lenovo-së përqendrohet pikërisht tek ky problem.

Gjatë eventit teknologjik të zhvilluar në Pekin, Lenovo zbuloi idenë e saj për krijimin e një orë me dy ekrane. Ora Magic View do të ketë një ekran dytësor të fshehur në pjesën e rripit. Ky ekran do të përdoret për të parë foto dhe video.

Për të parë video në një ekran kaq të vogël do të vijë në ndihmë teknologjia e “reflektimit optik”, e cila projekton imazhet tek retina juaj me një madhësi 20 herë më të lartë, citon krokodili. Ky ekran mund të përdoret për të shfletuar rrjete të ndryshme sociale, si Facebook apo Twitter, pa u shqetësuar se dikush mund t’ju përgjojë. Ju mund të lexoni me të edhe artikuj nga gazeta të ndryshme, të shikoni hartat, foto apo video.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: