Një burrë humbi jetën në Portugali pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përmbyt si pasojë e reshjeve intensive që kanë goditur vendin, ndërsa në Spanjë një vajzë e vogël rezulton e zhdukur pasi u tërhoq nga lumi. Stuhia “Leonardo” ka goditur gadishullin Iberik me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta prej dy ditësh.

“E kaluam gjithë pasditen dhe natën e djeshme duke kërkuar për vajzën e cila ra në lumë”, tha shefi i zjarrfikësve të Malagës, Manuel Marmolejo, për televizionin spanjoll.

Kostot e rindërtimit në Portugali vetëm pas stuhisë Kristin të javës së kaluar mund të arrijnë në mbi 4 miliardë euro tha Ministri i Ekonomisë Manuel Castro Almeida.

Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë morën pjesë në shumë incidente deri në mesnatën e së mërkurës, thanë zyrtarët spanjollë. Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga ishin në rrezik “ekstrem” përmbytjeje, sipas Antonio Sanz, kreu i departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga fillimi i së enjtes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb