Jo të gjithë personat shohin të njëjtën gjë tek e njëjta figurë. I tillë është edhe ky vizatim bardh e zi.
Lepur apo rosë, rosë apo lepur? Çfarë shihni në këtë vizatim? Në pamje të parë duket diçka që nuk tregon ndonjë art të mirëfilltë, por në të vërtetë qëllimi nuk është ky, por të testojë zgjuarsinë tek njerëzit. Ndaj kujdes kur jepni përgjigje.
Në varësi të përgjigjes që jepni dhe shpejtësia me të cilën e përpunon truri mund të jenë tregues sa krijues dhe të zgjuar jeni.
Origjina e kësaj skice është në vitin 1892, kur u shfaq në një revistë gjermane dhe më pas u përdor dhe u bë masive nga psikologu amerikan Joseph Jastrow më 1899-n.
Psikologu Jastrow e përdori iluzionin për të dëshmuar se ne “shohim” me trurin tonë, po aq sa me sytë. Kërkimi doli në përfundimin se njerëzit më krijues ishin në gjendje të lëviznin ndërmjet dy figurave të kafshëve më shpejt se sa të tjerët.
(BalkanWeb)
