TIRANË- Këtë të shtunë “News 24 Fundjavë” në News24 u fokusua te letërsia për fëmijët, rëndësia e librave dhe sfidave që përballen fëmijët.

Të ftuar në studio, ishin vajzat Elisa Peza dhe Ema Qazezi, të cilat dhanë disa mesazhe shumë të rëndësishme për bashkëmoshatarët e tyre, që fëmijët t’i përkushtohen leximit. Dy vajzat treguan se kanë lexuar deri në 500 libra.

Gjithashtu shkrimtarja Edlira Dedja në një lidhje online, në “News 24 Fundjavë”, u shpreh se shumë e lumtur që fëmijët vazhdojnë traditën e leximit.

“Jam shumë e gëzuar që fëmijët vazhdojnë traditën tonë. Kur lexon librat e Bedri Dedes sheh se ai ka qenë gjithmonë shumë hapa përpara, kur i ka shkruar këto vepra”, tha Edlira.

“Personalisht për mua nuk është shumë e vështirë sepse më fut në një botë komplet tjetër, sepse më pasuron fjalorin dhe më pëlqen shumë”, u shpreh Ema.

Gjatë intervistës, Edlira Dedja dha një mesazh shumë të rëndësishëm, duke u shprehur se leximi është pasuri. Dhe se duhet shumë përkushtim dhe punë që fëmijët të orientohen drejt leximit, në mënyrë që të mos mbeten vetëm pas teknologjisë.

“Ata fëmijët që janë mësuar të lexojnë që të vegjël, nuk besoj se kanë shumë ndryshim nga fëmijëria jonë”, tha ajo.

Gjithashtu tregoi ajo se shkrimtari Bedri Dedja ka ditur gjithmonë dhe ka pasur aftësinë t’i shndërronte lexuesit e vegjël vetë në personazh.

“Bedri Dedja ka qenë kundër një letërsie që jepte zgjidhje automatike por u jepte fëmijëve mundësinë që gjenin zgjidhjen që ata donin. Dhe  humori , shkrimi i tij i jepte mundësinë që të pjesë e lojërave të ndryshme. Bedri Dedja kishte aftësinë t’i shndërronte lexuesit e vegjël vetë në personazh”, u shpreh më tej ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb