Policia e Letonisë ka goditur një rrjet të madh virtual, i cili ka mashtruar mijëra viktima në të gjithë Europën.

Policia ka arrestuar shtatë të dyshuar, ka njoftuar agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, Europol.

Ky rrjet kriminal u godit nga hetuesit e Austrisë, Estonisë dhe Letonisë në bashkëpunim me agjensinë e BE-së Europol dhe Eurojust.

Hetimi arriti kulmin më 10 tetor.

Të dyshuarit mendohet të jenë përgjegjës për më shumë se 1,700 raste individuale të mashtrimit kibernetik në Austri dhe 1,500 raste në Letoni.

Humbja financiare ka arritur në gati 5 milionë euro, nga të cilat 4.5 milionë euro ishin në Austri dhe 420,000 euro në Letoni.

Mësohet se si pjesë e operacionit “SIMCARTEL”, policia ka sekuestruar 1,200 pajisje SIM dhe 40,000 karta SIM aktive.

“Vepra të tjera penale të lehtësuara nga ky shërbim kriminal përfshijnë mashtrimin, zhvatjen, kontrabandën e emigrantëve dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë”, shkroi Europol në një deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb