Eliminimi i Gjermanisë në Kupën e Botës që në fazën e grupeve u ka kushtuar shumë rëndë lojtarëve titullarë që kanë mbajtur peshën e skuadrës në vitet e fundit. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, Joakim Lëv së bashku me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierof, kanë shkuar në Mynih për t’u takuar me tre nga titullarët e kësaj skuadre.

Takimi ka qenë i rëndësishëm dhe Lëv u ka komunikuar tre titullarëve të Bajernit të Mynihut dhe përfaqësueses se nuk ka ndërmend t’i grumbullojë më ata në të ardhmen, duke u shpjeguar dhe arsyet e këtij vendimi. Lojtarët e skarcuar janë Mat Humels 31 vjeç, 70 ndeshje me Gjermaninë, Zherom Boateng 31 vjeç, 77 ndeshje me Gjermaninë, dhe Tomas Myler 30 vjeç, 100 ndeshje me Gjermaninë.

Lëv pritet t’i japë përparësi elementëve të rinj për të ndëtuar një tjetër skuadër cilësore si ajo që ndërtoi 10 vite të shkuara, me të cilën arriti të shpallet kampion bote në Botërorin e zhvilluar në Brazil në vitin 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb