Me ardhjen e Ten Hag në stol, Leverkusen nuk ka humbur kohë dhe ka nisur të mendojë për merkaton. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi gjerman është gati të mbyllë një marrëveshje për ardhjen e Mark Flekken, portierit aktual të Brentford.

Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja me lojtarin nuk do të përbënte problem, me negociatat mes klubeve që janë në një fazë të avancuar.

31-vjeçari Flekken spikati në Premier League me paraqitjet e tij.Në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth një transferimi të mundshëm të tij te Leverkusen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb