Erik Ten Hag nuk është më trajner i Leverkusen. Klubi gjerman ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun, për shkak të nisjes negative të sezonit.

“Aspirinat” u mposhtën nga Hoffenheim në sfidën e parë, ndërsa në të dytën barazuan ndaj Werder.

Ten Hag largohet kështu nga skuadra, pas vetëm dy ndeshjesh në pankinë. “Leverkusen ka ndarë rrugët me Ten Hag” – shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb