Bayer Leverkusen po nxiton për të gjetur pasuesin e Florian Wirtz. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arritja e mesfushorit Malik Tillman nga PSV Eindhoven është tashmë një punë e kryer.
Bëhet fjalë për një akord që mund të shkojë midis 35 dhe 40 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, futbollisti amerikan pritet të firmosë një kontratë shumëvjeçare me “aspirinat”.
Operacioni nuk ishte i lehtë, pasi negociatat u zvarritën me ditë të tëra për shkak të një klauzole të paqartë të lidhur me të drejtën e riblerjes që ende ishte në duart e Bayern Munich, klub ku u rrit Tillman.
Leverkusen fillimisht u përpoq ta ulte çmimin në 35 milionë, por PSV qëndroi i vendosur dhe në fund ia doli që të marrë paratë e kërkuara.
