Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në studion e News24 tha se partia që drejton ka dorëzuar në KQZ listën me 186 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Qori theksoi se Lëvizja Bashkë nuk bën pazare me listën. Ai shtoi se vetë do të jetë i dyti në listën e Tiranës, pas pedagogut Redi Muçi.

Arlind Qori: Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla.

Në Durrës i pari do jetë Artan Kacani. Në Korçë kemi Petro Lubonja. Në Gjirokastër kemi Klevis Bejdaj. Kemi Gabriel Rakaj, në Kukës është Alban Metallari, në Dibër kemi Eljo Shyti, në Fier kemi Mirela Ruko, në Elbasan kemi pedagogun Oltion Fociro. Në Tiranë do jenë në listë Qani Shima, Bora Mema. Ilir Zoto do të jetë në Vlorë etj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb