Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë zvicerane, pasi është kapur me heroinë dhe kokainë.

Policia e Solothurnit ka sekuestruar shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zuchëil, me vlerë që përllogaritet në 100 mijë franga.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është ndaluar nga një patrullë policie, pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Pas ndalimit nga policia, 24-vjeçari është shoqëruar në komisariat, për mungesë dokumentacionesh. Më pas është urdhëruar kontrolli i banesës së tij, ku dhe është gjetur lënda narkotike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb