Disa ditë para fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shteti serb ka vazhduar me retorikën nacionaliste edhe pse pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e shtetit serb kanë vazhduar me deklarata që nuk janë në përputhje me rifillimin e dialogut që pritet të ndodh javën tjetër.

Së fundi, Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Maja Popoviç ka deklaruar se “Kosova do të mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë”.

Ministrja Popoviq deklaroi se ndryshimet në Kushtetutë janë një nga aktivitetet më të rëndësishme në Planin e Veprimit për Kapitullin 23, raporton b92.

Kujtojmë se Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë – e miratuar në vitin 2006 – e përcakton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë”.

Ndërkohë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme të Kushtetutës së Serbisë, ku i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet negociatave midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen më 15 qershor në Bruksel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb