Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka rikujtuar lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990. Ai theksoi se lëvizja atëhershme duhet të përkujtohet nga qytetarët pasi sipas tij është e domosdoshme për ringjalljen e Shqipërisë.
“Liria fillon nga Universitetet! Ishte ‘vullkani’ universitar, studente e pedagoge qe ngritën peshe Tirane e Shqipërinë. Duke shpërthyer kështu ne Dhjetor 1990 lëvizjen demokratike me te qarte ne vendet ish komuniste!
—‘Liri- Demokraci’
—‘E duam Shqipërinë si e gjithë Europa’
—Pozicionim i qarte ndaj NATO, ekonomisë se tregut, pluralizmit politik, hapjes se plote te vendit, lirive te njeriut, vlerave demokratike etj. Ishin kolonat politike te asaj lëvizje madhore, qe i hapi rruge ne pak dite themelimit te PD! Shembjes se diktaturës me te egër, me primitive ne Europë!
Ta përkujtojmë atë Lëvizje, për të cilën Shqipëria ka domosdoshmëri ne ringjalljen e saj.”, shkruan Shehu.
