Mediat greke e kanë konsideruar si lëvizje mat të Greqisë me dakordësinë e arritur me Shqipërinë për ta çuar çështjen e detit në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tyre, nuk meqenëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale në Shqipëri, atëhere ngërçi ishte i dukshëm për një marrëveshje përfundimtare dhe  të zbatueshme kështuqë zgjidhja ishte drejtësia ndërkombëtare.

Për mediat greke, Athina e dëshironte diçka të tillë, teksa Shqipëria është dakord, por ka një problem tjetër. Shqetësimi i grekëve vjen nga Ankaraja që nuk do sipas tyre një marrëveshje me Shqipëri- Greqi për detin.

”Ky është një zhvillim që Athina dëshironte në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatet.”– shkruajnë ato.

Këto media risjellin sërish tezën se turqit janë të interesuar për bazën e Pashalimanit në Vlorë, që do i prishte punë zgjerimit me 12 milje të Greqisë.

Megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron të zgjidhë një çështje tjetër të pazgjidhur midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj.

”Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje , të tilla si, për shembull, shtrirja e përdorimit të një pjese në një port të Vlorës për përdorimin e marinës turke.”– shtojnë ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb