Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.

Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë.

Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb