Lëvizje të reja janë ndërmarrë në radhët e Policisë së Shtetit, ku është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndërsa rokadat mësohet se po shtrihen edhe në qarqe të tjera të vendit.

Sipas informacioneve, drejtuesi i deritanishëm i kufirit, Gëzim Zhupaj, është transferuar në detyrën e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zhupaj e ka ushtruar pozicionin e drejtorit të kufirit në Korçë për rreth dy vite.

Në vend të tij është emëruar Luigj Vathi, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb