Nedim Bajrami ishte legjionari i vetëm në Serie A që ndryshoi skuadër gjatë merkatos së janarit. Fantazisti kuqezi u transferua nga Empoli te Sassuolo, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me detyrim blerje për 6 milionë euro.
Bajramit i kanë mjaftuar pak minuta për fituar një vend si titullar tek ekipi i tij i ri, por e ardhmja mund të ndryshojë sërish nëse Bajrami vijon me këtë ritëm.

Sipas Il Mattino: Napoli vijon të ndjek nga pranë yllin shqiptar, në fund të këtij sezoni mund të paraqitet me një ofertë konkrete. Nuk është hera e parë që Napoli del në skenë për Bajramin, edhe gjatë verës së shkuar zhvilluan sondazhe për të marrë nga Empoli.
(BalkanWeb)