Policia e Shtetit ka miratuar ndryshimet në disa drejtori të policisë, një prej tyre Rrugorja, ku është larguar drejtori i këtij institucioni Altin Qato.

Mësohet se Qato  u emërua pedagog në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në vend të tij u emërua Perlat Vatoci që mbante detyrën e këshilltarit.

Po ashtu, Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder.

Ndërsa Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te  Drejtoria Strategjike

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb