ELBASAN-Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se Erion Çapia u prangos në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistelotë me mulli.

NJOFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një automjet. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Erion Çapia, 28 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi Erion Çapia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
86f105ae-7729-4097-b9a6-0349d4e90681

c62f062a-0b2c-41d5-8875-4024095e95e1

e847a1e7-87e9-4d2a-ac49-7c0e80decc3e
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb