Në fundjavë është mbyllur një nga tratativat më të gjata të kësaj vere. Robert Lewandowski la Bayernin për t’u transferuar te Barcelona. Sulmuesi polak nuk ka hezituar për të folur për kanalet e klubit të madh të La Liga, ku është shprehur i lumtur.

“Më në fund jam këtu, jam i lumtur që i bashkohem skuadrës. Ditët e fundit kanë qenë shumë të gjata, por marrëveshja është mbyllur dhe tani mund të fokusohem në një kapitull të ri në jetën time. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga, në një klub të madh.

Barça po kthehet dhe unë dua ta ndihmoj këtë ekip të qëndrojë sa më lart dhe të fitojë tituj. Unë fola me Xavin dhe e dija që në fillim se ideja e tij ishte të më blinte mua dhe kjo është arsyeja pse ishte e lehtë të zgjidhje Barcelonën.

Unë dua të fitoj me Barcelonën dhe me Xavin është e mundur, sepse ai e di saktësisht se si ta drejtojë Barcelonën pasi ishte një lojtar i madh dhe tani ai është një menaxher i madh, me një të ardhme të madhe” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: