Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës dha mendimin e tij për edicionin futbollistik.

“Këtë sezon ne aspironim të bënim më shumë se vendin e dytë, jam i sigurt se mund të kishim bërë më shumë, por tani duhet të përqendrohemi për sezonin e ardhshëm. Besojmë se kemi potencial të madh në ekip, me lojtarë shumë të mirë dhe mund të fitojmë më shumë ndeshje dhe trofe sezonin e ardhshëm.”

Alternimi i brezave: “Mund të shënoj edhe më shumë gola se sezonin e kaluar, sepse ndihem shumë mirë fizikisht. Për më tepër, këtë vit luajtëm me shumë të rinj dhe mendoj se ishte një përvojë e mrekullueshme për ta. Kjo përvojë do të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet që humbëm këtë vit.”

Strategjia: “Ne duhet të mësojmë se nëse ka ndeshje që nuk mund t’i fitojmë, duhet të përpiqemi të mos i humbim. Pa ato pikë ne përfunduam të dytët në La Liga. Jam i sigurt se nëse do të jemi të fokusuar, mund të mendojmë patjetër për trofe, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, edhe nëse atje varet edhe nga fati. Këtë vit kemi pasur edhe fat të keq me lëndime. Jam i sigurt se mund të aspirojmë diçka më shumë se vendi i dytë.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb