Prefekti i Lezhës , Taulant Malshi, u shpreh se situata në qytet po menaxhohet. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai tha se një tjetër problem që ndikon sipas tij është edhe katrahura urbane që sipas tij ka vijuar prej 30 vitesh.
“Pas reduktimit të shkarkimeve edhe niveli i lumit Mat ka rënë me pothuajse 1 metër dhe nënkupton që do kemi një përmirësim të situatës. Është një situatë e mbartur në shumë vite. Dhe mund të themi që kemi një ‘katrahurë’ urbane që ka ndodhur prej shumë vitesh. Edhe me komunikime që kemi pasur me specialistë të fushës janë planifikuar që të përballojnë fluksin…Kemi një mbingarkesë edhe të kanaleve kulluese. Edhe hidrovoret e kanë më të vështirë për të larguar ujin, shto këtu edhe ndërtime pa kriter prej 30 vitesh. Duhet patjetër një hartim strategjia, pse jo duke ndërthurur të gjitha mendimet e specialistëve të fushës. Kemi mbështetje edhe nga Forcat e Armatosura. Është punuar në largimin e disa inerteve, po ashtu në Kurbin në kufirin ndarës, një dëmtim argjinature rrezikon të nxjerrë jashtë funksioni Hidrovorin e Kurbinit poshtë. Është punuar deri vonë dhe do të punuar për të parandaluar rreziqet”, tha ai.
