Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Lekë Ndreshaj, ditën e djeshme ka qenë te Kisha e Shkrelit në Shkodër për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një miku të tij.

Por pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ndreshaj nuk është kthyer më në Torovicë, aty ku jeton. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

23e0aeff 4e70 460c 936c 099a571f4041

Kushdo që e ka parë ose mund ta shohë, të kontaktojë në numrin: 0676767200.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb