LEZHË – Lejet e ndërtimit, dhënë në mënyrë abuzive, kanë bërë që të nisë procedimi penal ndaj tre zyrtarëve të komunës Shënkoll të Lezhës.
Një prej tyre është vetë kryekomunari Fran F., 51-vjeç dhe dy të tjerët; L C, përgjegjese e seksionit urbanistik dhe Petrit P, përgjegjes i inspektoriatit vendor në këtë komunë.
Sipas Policisë së qarkut të Lezhë, ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar një leje ndërtimi, pasi kanë shkelur proçedurat ligjore për një objekt 2+ 1 katësh në pronësi të një banori të kësaj komune.
Pas këtij lajmi ka reaguar vetë kreu i komunës, Fran Frrokaj, i cili e ka konsideruar si një sulm politik ndaj tij. Sipas Frrokajt, “leja është dhënë për rikonstruksionin e çatisë së një objekti në legalizim.”
(ar.sh/BalkanWeb)