Policia e Lezhës ka ekzekutuar këtë të hënë 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e këtij qytetit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas një hetimi për një objekt të ndërtuar pa leje në Patok të Kurbinit.

Forcat e rendit kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin. Ndërkohë, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin Flor Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra dhe tre inspektorët e IMT-së, pranë Bashkisë së Kurbinit, shtetasit: R. I., 38 vjeç; Sh. P., 57 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të tre banues në Milot. “Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Lezës nën drejtimin e Sabri Kastratit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb