TIRANE – Ka nisur Parada e Krenarisë, e organizuar nga komuniteti LGBT-i dhe përkrahësit e saj në Prishtinë. Para fillimit të kësaj parade, Policia e Kosovës ka marrë masat për sigurinë e tyre, në rast të ndonjë parregullsie, shkruajnë mediat kosovare.

Parada e Krenarisë filloi në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe  përfundoi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtër.

Deri tani paradës i janë bashkangjitur edhe fytyra publike, si ministrja Dhurata Hoxha, deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi, dhe analisti Dardan Islami. Po ashtu edhe këngëtarja Adelina Ismaili ashtu siç kishte paralajmëruar,e mbajti premtimin e saj duke marrë pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’.

Moto “Në emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenit të sigurt, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jodiskriminim dhe liri në konfidencialitet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: