Një hetim i udhëhequr nga qeveria po zhvillohet në Liban për të hetuar shkakun e shpërthimit masiv që tronditi kryeqytetin e ketij vendi, Bejrutin.

Qeveria njoftoi të mërkurën se ata që janë përgjegjës për ruajtjen dhe mbikëqyrjen ë portit të Bejrutit – epiqendra e shpërthimit – do të vendosen në arrest shtëpiak “sa më shpejt të jetë e mundur”, pas katastrofës qe la të paktën 137 të vdekur dhe 5,000 të plagosur. Dëmet nga shpërthimi, të cilat zyrtarët i kanë lidhur me rreth 2.750 ton nitrat amoniumi të depozituara në port, mund të jenë me vlerë deri në 15 miliard dollarë, tha guvernatori i Bejrutit, Marwan About. Ndërsa kërkohet ende per te zhdukur, zemërimi është kthyer në tërbim pas informacioneve se zyrtarët e dinin se materiali jashtëzakonisht i rrezikshem qëndronte ne portin e Bejrutit per me shume se gjashte vjet. Libanezet e zemeruar kane akuzuar autoritetet per korrupsion, neglizhence dhe keqmenaxhim.

Një banore e Bejrutit aktualisht në spital u shpreh se ajo e kishte ditur gjithmonë se vendi drejtohej nga njerez te paafte, nje qeveri jokompetente, por ajo qe kane bere tani eshte absolutisht kriminale. Ndërkohë, Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur për shpërthimin. Në një deklaratë, HRW tha se kishte “shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit libanez për të kryer një hetim të besueshëm dhe transparent”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb