Libani tani ka një qeveri të re pas një periudhe prej 13 muajsh e karakterizuar nga konsultimet e pafundme politike për krizën ekonomike me të cilën po përballet vendi për dy vjet.

Presidenti Michel Aoun dhe kryeministri i ri Najib Mikati “nënshkruan dekretin për formimin e qeverisë së re në prani të kryetarit të parlamentit Nabih Berri”, njoftoi presidenca përmes llogarisë së saj në Twitter.

Najib Mikati ka thënë se shpreson të ndalojë kolapsin e vendit si kryeministër dhe të rivendosë prosperitetin.

Në një fjalim të ngarkuar emocionalisht pas nënshkrimit të një dekreti me Presidentin Michel Aoun për formimin e qeverisë së re , Mikati tha se situata në vend ishte “e vështirë” dhe shtoi se nuk kishte më rezerva për subvencione dhe se të gjithë duhet të kursejmë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: