PRISHTINE – Drejtuesja e emisionit “Prive” në Klan Kosova, Liberta Spahiu, gjatë edicionit special “Prive Reality”, pranoi për herë të parë publikishit lidhjen e saj me Getoar Selimin dhe arsyen e ndarjes.

Në emision ishin të ftuar këngëtarët Enca Haxhia, Dhurata Dora, Zanfina Ismaili, Ermal Fejzullahu, Blero dhe Lumi B. Një segment i “Prive Reality” vuri në qendër Libertën e cila pranoi t’i përgjigjej çfarëdolloj pyetjeje nga të ftuarit. Blero theu akullin me një pyetje për arsyet e ndarjes së moderatores nga lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Liberta u përgjigj se atij “i përzihej për yjet që ajo i prezantonte” dhe se këngëtarja midis lidhjes dhe karrierës, vendosi të zgjidhte këtë të fundit. Blero hamendësoi nëse shkak ishte xhelozia e këngëtarit ndaj saj dhe Liberta ia ktheu: “E the vetë përgjigjen në pyetje”.

Momentalisht Getoari po shijon një histori të fortë dashurie me moderatoren e “Procesi Sportiv” në Top Channel, Marina Vjollca.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: