Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot tashmë janë realitet librat falas për shkak se me vendimin e ri të gjithë nxënësit nga klasa e l- Vll do të përfitojnë nga zgjerimi i skemës përfshirë dhe kategoritë e veçanta deri në klasën e Xll.
Rama thotë se librat falas ishin stërpremtim të qeverive më parë, por sot janë realitet. Ndërkohë ai shton se librat falas që marrin nxënësit sot nuk janë nga ‘’xhunga e korrupsioni’’ me titujt e me duzinat e alternativave të sajuara me lekë e me kopjime të keqija, por botime të Oxford, Cambridge dhe Pearsin që janë burimet më cilësore të dijes në Europë.
STATUSI NGA EDI RAMA
LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë??
(BalkanWeb)
