LIBRAZHD

Reshjet e borës që ranë natën e fundit në Njësinë Administrative të Steblevës në Bashkinë e Librazhdit  arritën në rreth 15 cm, ndërsa temperaturat këtë të enjte u ulën në -7 gradë Celcius duke shkaktuar ngrica. Banorët e zonës raportojnë për mbizotërimin prej disa ditësh të motit të acartë.

Sipas tyre në  Fushë-Studë , liqeni  piktoresk me të njëjtin emër aktualisht ka ngrirë në sipërfaqe në një trashësi prej disa centimetra.  Pamja spektakolare e Liqenit të Fushë Studnes me sipërfaqen prej akulli dhe i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan  një pikture natyrale fantastike në të cilën treten e harmonizohet e dukshmja dhe e padukshmja.

Pamje të tilla përrallore dhe të paimagjinueshme si Liqeni i Fushë Studes gjatë stinës së Dimrit ofrojnë edhe liqenet e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilët janë kthyer destinacion i përhershëm për turistët e aventurës që më së shumti janë të huaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb