“Hakmarrje, porno, seks dhe para”, ky është titulli i librit pornografik mbi ish-lojtarin e Interit dhe të Barcelonës Samuel Eto. Libri duhet të kishte dalë sot në shitje në Francë, por sulmuesi Eto e ka bllokuar një gjë të tillë. Ky botim, mban autorësinë e ish-partneres së futbollistit, Natali Koah.
Kjo e fundit ka zbuluar detajet më intime të futbollistit, dhe sipas mediave ndërkombëtare Eto e ka çuar në sallën e gjyqit Natali, për shkelje të së drejtës private. Polemikat mes dy protagonistëve, kanë filluar që në vitin 2013, ku Samuel Eto e akuzoi Natalinë për mashtrim dhe vjedhje. Gjithashtu sulmuesi publikoi edhe disa foto nudo të Natalisë, shkruan “Corriere dello Sport”.
(m.k/BalkanWeb)
