Një bisedë telefonike “urgjente” është zhvilluar mes Presidentit polak Andrzej Duda dhe Presidentit amerikan Joe Biden.

Shkak është bërë sulmi me raketa ruse në Poloni, me dy viktima.

Nga ana tjetër Duda ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshill të Sigurisë Kombëtare nesër në orën 12.

Gjithashtu edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë ka deklaruar se është e alarmuar nga raportimet që vijnë nga Polonia.

Ky sulm po ndodh teksa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb