Christian Lindner, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Lirë (FDP), tha se do të largohet nga politika nëse partia e tij nuk arrin të kalojë pragun elektoral prej 5% për të siguruar një vend në Bundestagun gjerman.

Në një deklaratë për Reuters, Lindner ka theksuar se është i gatshëm të largohet nga pozita e tij politike nëse FDP dështon të sigurojë një vend në parlament.

Aktualisht, partia pritet të marrë 4.7% të votave, duke qenë nën pragun e nevojshëm për të hyrë në Bundestag.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb