Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka sqaruar publikisht hierarkinë e kapitenëve në rast të mungesës së liderëve historikë të skuadrës.

Scaloni bëri të ditur se, pas Lionel Messit dhe Nicolás Otamendit, zgjedhja e parë për të mbajtur shiritin e kapitenit është mbrojtësi Cristian “Cuti” Romero, duke e konfirmuar atë si një nga figurat kryesore në dhomat e zhveshjes së Argjentinës.

Nëse edhe Romero nuk do të jetë i disponueshëm, shiriti i kapitenit do t’i kalojë portierit Emiliano “Dibu” Martínez, ndërsa pas tij në radhë vjen sulmuesi Lautaro Martínez.

Kështu, stafi teknik ka përcaktuar një hierarki të qartë të liderëve të kombëtares argjentinase. Largimi i Lionel Messit ka ngjallur edhe interesim të madh tek tifozët argjentinas e jo vetëm, lidhur me faktin se kush do të jetë lideri pasues në fushë për nënkampionët e Botës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb