Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, Ervin Salianji sqaroi qëndrimet brenda PD, mes tij dhe një grupi anëtarësh të partisë që kërkojnë ndryshimin dhe lidershipit që thotë “jemi mirë”.
Salianji tha se nga pjesëmarrja në salla të demokratëve në turet e organizuara në disa qytete, ndryshimi i PD që kërkojnë demokratët prevalon mbi atë qëndrimin e lidershipit.
Sipas tij, nuk duhet që ndryshimin e PD ta marrin peng 5 persona brenda saj.
Ervin Salianji: Unë kam shmangur cdo emër duke u marrë me problemet dhe idetë. Duket që këtu ka 2 mendime të ndryshme, një mendim i lidershipit që thotë jemi mirë, vazhdojmë kështu, bëjmë sikur nuk kuptojmë, e mbyllim sytë dhe një tjetër që duket po prevalon, duket nga pjesëmarrja në salla, ku shihet se më shumë demokratë janë në këto takime të cilët mendojnë qartësisht se PD duhet të merret me vete.
Nëse nuk përmirësojmë veten, nuk vlerësojmë ata që nuk sakrifikojnë, nëse nuk bëjmë të mundur të bashkojmë cdo demokrat dhe pastaj të hapemi përtej dhe të lëmë të gjithë elementet, pakënaqësitë e dallimet për të krijuar një front të madh, kush është në opozitë duhet të bashkohet sepse bien të gjitha ndarjet ideologjike. Qartësisht kemi 2 qëndrime. Janë fokusuar tek problematikat. Lidershipi thotë jemi mirë, unë them jemi keq. Dhe jemi keq të gjithë. Nuk është mirë që nëse themi se 5 oligarkë bashkë me Ramën kontrollojnë Shqipërinë nuk është mirë që për interesa të 5 personave të mbahet peng ndryshimi, ripërtëritja e PD. Qëllimi është ky, që PD të bëhet fituese, kështu si është po tregon se nga zgjedhja në zgjedhje po bie.
