Jay-Z  ka deklaruar se ai dhe familja e tij janë përballur me kërcënime me vdekje në mediat sociale, pas një padie të hedhur poshtë që e akuzonte atë dhe Sean ‘Diddy’ Combs për sulmin e një gruaje kur ajo ishte 13 vjeç pas MTV Music Awards 2000. Ndërkohë që padia është tërhequr, reperi ka mohuar me forcë të gjitha akuzat, duke i dënuar ato si të rreme dhe të dëmshme për reputacionin e tij.

Edhe pse gruaja ka hequr dorë nga padia, reperi i Empire State of Mind deklaroi se ai po përballet me reagime ndaj pretendimeve të saj “dashakeqe dhe fiktive”.

Ai gjithashtu theksoi se përdoruesit e mediave sociale kanë postuar mesazhe duke deklaruar se duan të “na “vrasin” ose “ekzekutojnë”.

Ai shtoi   se padia i  kishte shkatuar   ankth mendor. Në deklaratën e tij ligjore, ai përmendi se njerëzit në rrjetet sociale e kishin etiketuar atë si “satanist”, “trafikant”, “përbindësh” dhe madje “terrorist”.

Diddy, i cili u arrestua në shtator 2024, aktualisht përballet me 40 padi të tjera, shumë prej të cilave janë ngritur nga Tony Buzbee në emër të viktimave të supozuara.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb