TIRANE

Muzikologu Red Radoja ka prezantuar gjetjet e studimit të tij mbi ‘Eposin e Kreshnikëve’, në një kumtesë të mbajtur këtë të hënë. Ai gjen paralelizma mes eposit dhe koraleve kishtare gregoriane.

“Eposi, këngët me lahutë janë pjesë të muzikës që në një mënyrë janë ndikuar nga muzika kishtare ose ndoshta- dhe kjo vlen të studiohet- mund të ketë ndodhur dhe e kundërta. Ka një paralelizëm mes koraleve gregoriane dhe këngës shqiptare me lahutë. Pse nuk e lidh me Bizantin? Sepse natura e formimit të modeve në Perëndim bazohet në kordat e recitimit”, tha ai.

Radoja mori në shqyrtim lidhjen e Eposit me shoqëritë baritore dhe izolimin ndërsa bëri dallimin mes eposit shqiptar dhe atij sllav.
“Ka paralelizëm me eposin boshnjak sa i përket anës poetike por guri ndarës i eposit tonë me traditën e sllavëve të jugut është te muzika dhe vargu i kënduar”, vërejti Radoja.
.
Muzikologu, tha se s’mund të ketë epos në qytet, ndërsa malësorët dhe mbyllja territoriale e bën ruajtjen e traditës baritore dhe nga e cila e kanë të vështirë të ndarjen dhe a duhet të ndahen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb