Liga e Kombeve për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Hungarisë

04 Dhjetor, 2023 21:23

A1

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play
Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë,, e vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit të “Uj Hidegkuti Handor” të Budapestit, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Stërvitja zgjati rreth një orë, teksa përveç Arbenita Curraj dhe Vesa Paqarizit, të cilat nuk do të jenë të gatshme për ndeshjen e nesërme për shkak të problemeve fizike, lojtaret e tjera morën pjesë në këtë seancë përpara sfidës së fundit të këtij kompeticioni.

Trajneri Grima ka grumbulluar për këtë sfidë mbrojtësen Rexhina Maxhalaku dhe sulmuesen Jehona Coka. Gjendja e grupit është në formë të mirë, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje. Ndeshja Hungari – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “UjHidegkuti Handor” në Budapest, duke nisur nga ora 19:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:
loading...
©