TIRANE- Reagimeve pas bllokimit në Kuvend të ligjit për Magjistraturën për shkak të mungesës së 84 votave, iu është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha e cilëson këtë ligj si ligjin e mafias së ardhshme të drejtësisë, ndërsa shton se ai do ta shndërronte Magjistraturën në shkollë partie.

Mes të tjerash ai ka vijuar me akuzat në drejtim të maxhorancës, duke shtuar se reforma Orwelliane e drejtësisë është e bazuar tek korrupsioni dhe pazaret e qeverisë. “Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise!
Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures. Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi!
Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:
– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.
– Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.
– Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.
– Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Orwelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb